Sot seanca konstituive – LVV pa vota të sigurta për kryeparlamentarin e Qeverinë

Kuvendi i Kosovës

Sot, e martë më 15 prill, në orën 10:00, pritet të konstituohet legjislatura e nëntë e Kuvendit të Kosovës, pas zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 9 shkurt.

Fituesja e këtyre zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje, do të përfaqësohet me 48 deputetë në Kuvend.

Megjithëse LVV nuk dihet nëse do të sigurojë votat për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, por gjithashtu mbetet e paqartë nëse ka mbështetjen e nevojshme për të votuar Qeverinë e re.

Partia Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar se nuk do të marrë pjesë në votimin për kryeparlamentarin, në mungesë të një “zgjidhjeje të qëndrueshme për Kosovën”.

Ndërkohë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është shprehur në parim pro konstituimit të legjislaturës së re.

Ndihmë për LVV-në pritet të vijë nga shtatë deputetë të komuniteteve pakicë joserbe, të cilët, sipas ministrit në detyrë Elbert Krasniqi, do të mbështesin edhe krijimin e Qeverisë së re.

Kujtojmë se në Kuvendin e Kosovës do të ulen 120 deputetët e zgjedhur me votën e lirë të qytetarëve.

Rendi i ditës:

1. Formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve,

2. Betimi i deputetëve,

3. Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit,

4. Zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit.

Shija e redaktorit

“Dukagjini Resort” te Rana e Hedhur, në fillim të rrugës...

"Dukagjini Resort" është një projekt i jashtëzakonshëm arkitekturor te Rana e Hedhur, në kilometrat e parë të rrugës së re Shëngjin-Velipojë. Resorti, puna për ndërtimin...

Distria Krasniqi shpallet për herë të tretë kampione e Evropës...

Distria Krasniqi ka shkëlqyer sërish në arenën ndërkombëtare të xhudos, duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Podgoricë të...

Kongresi Amerikan paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në...

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve...

Të fundit nga rubrika