Sot Talat Xhaferi merr detyrën si kryeministër i parë shqiptar i Maqedonisë së V.

Për herë të parë në histori, të hënën, në zyrën e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut do të jetë një shqiptar – Talat Xhaferi.

Pranim-dorëzimi i detyrës në mes të kryeministrit në largim Dimitar Kovaçevski dhe kryeministrit të ri Talat Xhaferi do të bëhet në orën 10:00, ndërsa më pas do të mbahet një konferencë për medie.

Qeveria teknike e drejtuar nga Talat Xhaferi, me mandat 100-ditor, u votua sot në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut me 65 vota pro, 3 kundër dhe asnjë abstenim.

Në prezantimin e tij, Xhaferi tha se prioritet në mandatin e tij do të jetë zbatimi i zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të ndershme dhe demokratike, sundimi i ligjit dhe respektimi i Kushtetutës, si dhe promovimi i marrëdhënieve strategjike me BE-në, SHBA-në dhe NATO-n.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika