Sot zhvillohen dy ndeshje në basketbollin kosovar

Sot do të zhvillohen dy ndeshje të rëndësishme në elitën e basketbollit kosovar. Trepça do ta pres në Mitrovicë Vëllaznimin ndërsa Sigal Prishtina do ta pres në Prishtinë ekipën e Istogut

Ilustrim

Sot(e diele) më 21 janar do të zhvillohen dy ndeshjet e fundit të xhiros së 18-të në elitën e basketbollit kosovar.

Ekipi më në formë për momentin, Trepça, e cila nuk di për humbje që prej 10 xhirove radhazi. Mitrovicasit në shtëpi këtë herë e presin Vëllaznimin nga ora 19:00.

Xehetarët janë lider të tabelës bindshëm me 15 fitore e dy humbje, derisa gjakovarët janë të pestit(5) me tetë(8) fitore e nëntë(9) humbje.

Përballja e tjetër është mes Istogut e Sigal Prishtinës.

Në këtë ndeshje që luhet nga ora 17:00, bardh e kaltrit shihet favorit, duke e parë situatën tek Istogu që ka vetëm një fitore deri më tani dhe janë të fundit në tabelë.

Në krahun tjetër, Prishtina është e treta(3) në ndekje të pozitës së dytë, dallimi është një pikë.

Dje (të shtunën), Peja e mposhti në derbi Golden Eagle Yllin, derisa Bashkimi ishte bindshëm më i mirë se Prizreni në derbin lokal.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika