Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) pritet të mbajë një mbledhje vendimtare më 16 prill, ku do të shqyrtojë dhe miratojë tarifat e reja të energjisë elektrike për periudhën 2025–2026.
Mbledhja është thirrur për në orën 08:30 dhe përfshin në rend dite disa pika kyçe që lidhen me miratimin e tarifave për kompanitë energjetike KOSTT, KEDS dhe KESCO. Në rend dite është edhe shqyrtimi i ankesave të konsumatorëve.
Kjo mbledhje vjen pas vendimit të marrë më 11 prill nga ZRrE-së, sipas të cilit çmimi i energjisë do të rritet për rreth 16% për të gjitha kategoritë e konsumatorëve.
“Kërkesa/propozimi fillestar i KESCO-s për të Hyrat e Lejuara Maksimale për FSHU ka qenë 447.626 mil€, ndërsa ZRRE i ka aprovuar këto të hyra në vlerën prej 435.626 mil€, ku përfshihen Operatorët e licensuar OSSH dhe OST/OT. Rritja mesatare e tarifave për të gjitha kategoritë e konsumatorëve bazuar në të Hyrat e Lejuara Maksimale është rreth 16%”, thuhej në komunikatën e ZRRE-së të 11 prillit.
