Sotltenberg në takim me Vuçiqin: Sulmi ndaj KFOR-it i papranueshëm

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stolteberg në takimin me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka theksuar se dhuna e shprehur ndaj KFOR-it në veri të Kosovës, është e papranueshme

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stolteberg, pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se sulmet ndaj KFOR-it, të cilat ndodhën në komunat veriore të Kosovës, janë të papranueshëm.

“Ne kemi shtuar praninë tonë si reagim ndaj rritjes së tensionit në veri. Ne do të vazhdojmë të sigurojmë zbatimin e mandatit tonë në mënyrë të paanshme”, tha Stoltenberg.

Stoltenberg tha se Kosova dhe Serbia duhet të përpiqen në ulje të tensioneve, teksa u bëri thirrje të dy shteteve, që ta bëjnë një gjë të tillë dhe t’i mënjanojnë veprimet që do të conin në tensione të reja.

Ai theksoi se pjesëmarrja në dialog, është e vetmja zgjidhje.

“Është e rëndësishme t’i ulim tensionet, dhe për këtë arsye, ne u bëjmë thirrje të dyja palëve që ta bëjnë këtë dhe të përmbahen nga veprimet që do të çonin në përshkallëzim. Ne besojmë se e vetmja mënyrë korrekte është pjesëmarrja aktive në dialogun, në të cilin, BE-ja ndërmjetëson dhe mbështetet nga NATO, Serbia ka qenë prej kohësh partner i besueshëm i NATO-s dhe ne jemi të bindur se do të angazhohet në atë dialog në mënyrë konstruktive”, tha Stoltenberg.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika