SPAAC i reagon Ejupit: Raportet ndërkombëtare flasin për shkeljet tuaja, pikat e cekura nga ju janë manipulim

Nga SPAAC kanë deklaruar se pikat e cekura nga drejtori i përgjithshëm i Autoritetit të Aviacionit Civil, Ejupi janë manipulim. E njëjta ka theksuar se ka edhe raporte ndërkombëtare të cilat flasin për shkeljet e tij

Sindikata e punëtorëve të Aviacionit Civil të Kosovës ka reaguar ndaj postimit të drejtorit të përgjithshëm i Autoritetit të Aviacionit Civil (AAC).

Me anë të një postimi në Facebook, SPAAC ka deklaruar se pikat e cekura nga Ejupi, arsyet se pse po ndodhin sulmet ndaj tij, janë manipulim. E njëjta ka theksuar se ka edhe raporte ndërkombëtare të cilat flasin për shkeljet e tij.

“Është e lehtë të prononcoheni në faqe të mediumit social me tekstin më superlativ për vehten përderisa të gjitha raportet zyrtare, të vendit dhe ndërkombëtare flasin për shkeljet dhe dështimet e juaja”, kanë deklaruar nga SPAAC. “Ne besojmë shumë që gjykimet e institucioneve bazohen në dëshmi e raporte e jo në postime që kanë për qëllim lojën e “heroit viktimë”. Secila prej pikave që keni cekë është manipulim dhe mashtrim të cilat do t’i demantojmë një për një në ditët në vijim sic ju kemi demantuar edhe në të kaluarën. Sikur të ishit marrë me siguri të aviacionit dhe jo me obsesionin për përndjekje profesionistësh e kerozinë, sigurisht se do të kishit Raporte të miratuara pune dhe jo dhjetëra gjetje nga institucione kombëtare e ndërkombëtare pa asnjë reagim përmirësimi nga ju si kreu i institucionit”.

Kjo e fundit ka lutur Ejupin që faqja zyrtare të mos keqpërdoret nga ana e tij dhe e njëjta, të kryejë detyrën e saj.

“Në fund, ju lusim që të mos e keqpërdorni faqen zyrtare të institucionit tonë për interesa tuajat personale, ajo duhet t’i shërbejë opinionit publik për misionin e AAC-së, Sigurinë e Aviacionit Civil!”, thuhet në reagim.


Bujar Ejupi, drejtor i përgjithshëm i Autoritetit të Aviacionit Civil (AAC), ka pretenduar se është “është shënjestër e sulmeve nga grupe të caktuara”, për shkak të keqpërdorimeve që ai thotë se i ka gjetur në ACC.

Ejupi i ka renditur disa arsye pse sipas tij po ndodhin sulme ndaj ACC-së prej që është zgjedhur si drejtor.

Ai thotë se rastet e sigurisë së aviacionit janë duke u trajtuar seriozisht në AAC dhe se sipas tij është kërkuar “hetim për mbi 110 incidente të raportuara të prishjes së Radarit, dhe mbi 43 humbje të energjisë në pajisjet jetike të navigacionit ajror (Rasti nën hetim nga KHAIA)”.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika