SpaceX pritet të lëshojë raketën më të madhe ndonjëherë

Pak muaj pasi NASA prezantoi raketën më të fuqishme të fluturuar ndonjëherë në orbitë, SpaceX i Elon Musk është i përgatitur të nisë krijimin e tij

Raketa Starship e kompanisë SpaceX

Raketa më e fuqishme e zhvilluar ndonjëherë është gati të lëshohet.

E njohur si Starship, raketa është ndërtuar nga kompania SpaceX e sipërmarrësit amerikan, Elon Musk.

Është pothuajse 120 metra e lartë dhe ka gati dyfishin e vrullit të çdo rakete tjetër në histori.

Raketa pa ekuipazh do të niset nga një bazë në Teksas të Shteteve të Bashkuara. Synimi është që ajo të fluturojë në drejtim të lindjes dhe të përfundojë një qark të globit për rreth 150 minuta.

Kjo do të jetë përpjekja e parë e SpaceX për të nisur një automjet Starship të montuar plotësisht, duke u mbështetur në një fushatë testimi shumëvjeçare.

Musk ka apeluar te të gjithë që të kenë pritshmëri të kufizuara.

Nuk është e pazakontë që një raketë të përjetojë njëlloj dështimi gjatë nisjes së parë.

“Është lëshimi i parë i një rakete shumë të komplikuar, gjigante, kështu që mund të mos lëshohet. Ne do të jemi shumë të kujdesshëm dhe nëse shohim ndonjë gjë që na shqetëson, do ta shtyjmë ngjarjen”, ka thënë Musk

Madje, Musk ka thënë se qëllimi i tij i vetëm për themelimin e SpaceX ishte të zhvillonte një automjet si Starship, që mund të krijonte një vendbanim njerëzor në Mars, raporton CNN.

Për më tepër, NASA ka dhënë tashmë kontrata dhe opsione të SpaceX, me vlerë disa miliarda dollarë, për të përdorur Starship për të transportuar astronautët qeveritarë në sipërfaqen e Hënës nën programin Artemis të agjencisë hapësinore.

SpaceX do të përpiqet ta nisë raketën në orën 07:00, sipas kohës lokale.

Pritet që mijëra spektatorë të mblidhen në vendet bregdetare në Gjirin e Meksikës për ta parë ngjarjen.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika