Spahiu: Është tradhti kombëtare nëse Kurti e bën Asociacionin pa valuar flamuri i Kosovës në Beograd

Profesori, Nexhmedin Spahiu, ka thënë se do të ishte “tradhti kombëtare”, nëse kryeministri Albin Kurti e pranon themelimin e Asociacionit pa valuar flamuri i Kosovës në Beograd

Profesori, Nexhmedin Spahiu, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do ta themelojë Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe.

Por, sipas tij, do të ishte “tradhti kombëtare”, nëse ai e pranon themelimin e Asociacionit pa valuar flamuri i Kosovës në Beograd.

“Kurti do ta bëjë Asociacionin, përndryshe nuk është interes kombëtar i Kosovës nëse nuk e zbaton planin franko-gjerman. Natyrisht, do të ishte tradhti kombëtare nëse e bën Asociacionin pa valuar flamuri i Kosovës në Beograd, para ndërtesës së Misionit të përhershëm atje. Është një çmim i lartë të cilin Kosova e paguan në këmbim të njohjes nga ana e Serbisë”, tha ai në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini.

Spahiu thotë se ajo çka paralajmëron ministri i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Cameron, është se tregon një situatë të rrezikshme që është në Kosovë.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika