Spahiu: Kosovës i duhet një qeveri e fortë, jo përçarje mes partive

Ish-ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Avni Spahiu, ka bërë thirrje për bashkëpunim ndërpartiak dhe krijimin e një qeverie të qëndrueshme, duke theksuar se vendi nuk ka luksin të udhëhiqet nga një qeveri e dobët në këtë fazë.

“Nuk i duhet Kosovës një qeveri e dobët, e cila mund të mos funksionojë shumë gjatë. Duhet të kemi një qeveri të fortë”, ka deklaruar Spahiu në emisionin FIVE.

Ai është shprehur kritik ndaj mungesës së bashkëpunimit ndërmjet partive politike, duke theksuar se përplasjet e brendshme po dëmtojnë funksionimin e shtetit.

“Partitë politike duhet të kenë një raport shumë më ndryshe në qasjen e bashkëpunimit. Mund të kenë mospajtime, por nuk guxojmë të shndërrohemi në armiq të njëri-tjetrit, sepse kjo është fatale për shtetin e Kosovës”, ka shtuar ai.

Sipas tij, rruga e vetme është një marrëveshje e sinqertë dhe pa nervozizëm ndërmjet partive, për të krijuar një qeveri të fuqishme dhe funksionale.

Shija e redaktorit

“Dukagjini Resort” te Rana e Hedhur, në fillim të rrugës...

"Dukagjini Resort" është një projekt i jashtëzakonshëm arkitekturor te Rana e Hedhur, në kilometrat e parë të rrugës së re Shëngjin-Velipojë. Resorti, puna për ndërtimin...

Distria Krasniqi shpallet për herë të tretë kampione e Evropës...

Distria Krasniqi ka shkëlqyer sërish në arenën ndërkombëtare të xhudos, duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Podgoricë të...

Kongresi Amerikan paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në...

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve...

Të fundit nga rubrika