Spahiu: Në mënyrën se si është ndërtuar kombi shqiptar, feja dhe kombi nuk përjashtojnë njëra-tjetrën

Analisti politik, Nexhmedin Spahiu

Analisti politik, Nexhmedin Spahiu, ka thënë se nuk mund të thuhet se përkatësia etnike është shqiptare pa e pasur pasaportën shqiptare.

“Kombi definohet me shumë gjëra… Kjo pyetja se a je me kombin apo me fenë është bërë vetëm në kohën e Enver Hoxhës, sepse Enver Hoxha ka tentuar të bëjë kombin ateist”, ka thënë Spahiu.

Analisti Spahiu ka thënë tutje se në mënyrën se si është ndërtuar kombi shqiptar, aty feja dhe kombi nuk përjashtojnë njëra-tjetrën.

“Sa më fetar që je aq më kombëtar dhe anasjelltas”, ka shtuar Nexhmedin Spahiu në “Debat Plus” në RTV Dukagjini.

Spahiu ka përmendur disa emra të personaliteteve shqiptare, të cilët sipas tij, kanë qenë edhe kombëtarë edhe fetarë, duke përfshirë këtu Gjergj Fishtën dhe Ymer Prizrenin.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika