Spahiu për deklaratën e Hovenierit: Ishte nxitje për luftë

Ambasadori amerikan, Jeff Hovnier, kritikoi veprimet e fundit të Qeverisë së Kosovës dhe rregulloren e re të BQK-së si tensione ndëretnike. Profesori Nexhmedin Spahiu e quajti këtë deklaratë si nxitje për luftë. Ish-diplomati Blerim Canaj e kundërshtoi këtë qëndrim dhe tha se deklarata ishte një kujdes dhe se SHBA-të e shohin Kosovën si partner. Ai gjithashtu komentoi për Rregulloren e re të BQK-së që ndalon qarkullimin e dinarit serb dhe e akuzoi Qeverinë për të trumbetuar këtë çështje për konsum politik

Profesori, Nexhmedin Spahiu

Deklarata e ambasadorit amerikan, Jeff Hovnier, ku akuzohet Kosova nxit tensione ndëretnike me veprimet e fundit “është nxitje për luftë” sipas profesorit, Nexhmedin Spahiu.

Spahiu ka theksuar se kjo është nxitje e Serbisë që të ndërmarrë hapa.

“… Është nxitje e Serbisë, që të ndërmarrë hapa. Si duket SHBA-të po e shohin që në mënyrë paqësore nuk është duke u zhvilluar dhe implementuar plani franko-gjerman. Dhe prandaj po bëjnë veprime të tilla, që thjesht Serbinë e nxisin me e sulmu Kosovën. Se çfarë do të bëhet ma vonë, mbetet për tu parë. Të thuash se nuk do ta përkrahim Kosovën në aspektin ndërkombëtare është një shenje e Serbisë që mund të veproni edhe ju. Kjo është nxitje për luftë deklarata e ambasadorit. Natyrisht Amerika është superfuqia e botës dhe bën veprime të tilla që sigurisht i kalkulojnë dhe mbetet për tu parë”, ka thënë Spahiu në “FIVE” të Dukagjinit.

Ndërsa, për ish-diplomatin, Blerim Canaj, nuk është nxitje po kujdes, pasi sipas tij, ShBA-të e shohin Kosovën si partnerë.

“Nuk është nxitje është kujdes. Jo nxitje, për shkak se nuk e besoj që SHBA-ve, apo të ishte ne interesin e tyre që një produkt i saj të shuhet. Thjesht e shoh që sikur SHBA-të na shohin si partnerë dhe n situata të caktuar duhet të funksionojmë si partnerë”, ka than Canaj.

Blerim Canaj, ish-diplomat

E sa i përket Rregullores së re të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Canaj ka theksuar se është kjo çështje është trumbetuar shumë nga Qeveria dhe kështu i është dhënë shkak ta politizojë çështjen e dinarit.

“Sikur Qeveria jonë të mos kishte masa dhe të kishe qasje edhe të komunikimit, ndoshta, do ta bënë më herët më të qartë këtë punë dhe ndoshta do të bëhet hap pas hapi, si hap i pavrejtshëm. Do të zgjidhej kjo çështje. Disa gjëra nuk ka nevojë edhe të zmadhohen saqë shume në publik, sikur që është bërë tani kjo çështje e dinarit. Prandaj edhe e përmenda çështjen e konsumit të brendshëm politik. Është pritur që o të ndodhë pasi ne i kemi dhënë një farë shkasi Serbisë që ta politizojë këtë çështje. Tash jemi në mesin e një dialogu dhe mesin e disa problemeve dhe paraqitet si e tillë nga pjesa serbe”, ka thënë Canaj në “FIVE”.

Rregullorja e re e Bankës Qendrore të Kosovës ndër të tjera ka të bëjë me ndalimin e dinarit, gjë për të cilën është nuk është kritikuar nga vendet Bashkimi Evropian dhe ShBA-të.

Çka tha Hovenier?

Hovenier, akuzoi Qeverinë e Kosovës se po nxit tensione ndëretnike me veprimet e fundit.

Teksa u shpreh i shqetësuar për veprimet e fundit të institucioneve të Kosovës, Hovenier përmendi edhe mundësinë e mos mbështetjes amerikane për Kosovën në arenën ndërkombëtare.

“Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është thellësisht e shqetësuar për veprimet e fundit të autoriteteve të Qeverisë së Kosovës që kanë ndikim direkt dhe negativ në pjesëtarët e etnisë serbe dhe minoritetet tjera në Kosovë. Këto veprime janë duke rritur në mënyrë të panevojshme tensionet ndëretnike dhe si pasojë kufizojnë opsionet që Shtetet e Bashkuara të shërbejnë si avokuese efektive për Kosovën në arenën ndërkombëtare”, ka thënë ai.

Në deklaratën e publikuar të shtunën në mbrëmje në platformën “X”, Hovenier ka përmendur çështjen e mbylljes së objekteve të “institucioneve të administruara nga Serbia” në Dragash, Pejë, Istog e Klinë dhe zyrën e një organizate joqeveritare në Prishtinë.

“Ne presim që autoritete e Kosovës të sigurojnë se individët për të cilat ishin të dedikuara këto pagesa sociale, t’i marrin pa vonesa”, ka deklaruar Hovenier duke thënë se çështja e strukturave serbe duhet të përfshihen në dialog.

“Çështjet e lidhura me strukturat e përkrahura nga Serbia në Kosovë duhet të trajtohen nëpërmjet dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Ne gjithashtu ritheksojmë kërkesën tonë që Kosova ta shtyjë zbatimin e Rregullores së ndryshuar të Bankës Qendrore të Kosovës për Operimet me Para të gatshme deri sa të vendosen procedura të kënaqshme në përputhje me standardet evropiane dhe deri sa popullata të jetë mjaft e informuar se si do të vazhdojë tranzicioni i përfitimeve të tyre”.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika