Profesori Nexhmedin Spahiu ka deklaruar se situata në Kosovë do të shtensionohet me shkatërrimin e strukturave paralele të politikës së Beogrardit në Kosovë.
I ftuar në “Debat Plus” të RTV Dukagjini, Spahiu ka deklaruar se kjo nënkupton arrestimin e disa personave.
“Vendimi im është se e vetmja dalje prej kësaj situate të tillë është që duhet cuar beteja deri në fund. Ata eksponentë të dhunshëm të strukturave paralele në Kosovë, të politikës së Beogradit në Kosovë, duhet të arrestohen dhe të shtenionohet situata. Situata shtensionohet në momentin kur këto struktura i shkatërron, i shkatërron nëse në numrin substancial të tyre i arreston, diku 30-40 persona. A do të arrijnë insitutucionet e Kosovës ta bëjnë këtë në një afat optimal të dhënë nën kërcënimin e sanksioneve, mbetet ta shohim”, ka deklaruar ai.
Spahiu e sheh arrestimin e këtyre individëve si një favor për Kosovën në dialogun Kosovë-Serbi.
“Krijohen premisat që Kosova të jetë në një pozicion më të favorshëm në dialog”, ka deklaruar ai.
Lidhur me qëndrimin e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut, ai ka deklaruar se një lider opozitar duhet të japë një vision se si të dilet prej një situate, e cila nuk është e mirë sipas tij.