Spahiu: Sulmuesit mund të jenë në Prishtinë ose Graçanicë

Analisti, Nexhmedin Spahiu ka shprehur dyshime në lidhje me vendndodhjen e atyre që kryen sulmin terrorrist në veri të Kosovës, në të cilin u vra polici, Afrim Bunjaku dhe tre të tjerë të cilët mbetën të plagosur

Analisti Nexhmedin Spahiu ka deklaruar se nuk do ta habiste fakti që këta që kanë vrarë policin, Afrim Bunjaku, mund të jenë në Prishtinë ose Graçanicë.

Kështu është shprehur ai në emisionin “Debat Plus” të RTV Dukagjini, ku po diskutohet lidhur me tensionet në veri apo thënë ndryshe sulmin terrorist ku rreshteri, Afrim Bunjaku, mbeti i vrarë, ndërsa tre tjerë u lënduan si pasojë e sulmeve ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit, mëngjesin e së dielës.

“Asgjë nuk do të më habiste, sikur këta që e kanë vra këtë policin sot, të shikojnë emisionin ‘Debat Plus’ nga ndonjë banesë apo hotel në Prishtinë ose edhe në Graçanicë. Kjo më kujton duke lexuar këto kujtimet e Kadri Cakrënit, komandantit të forcave të Ballit Kombëtar, ku ai kishte rrethuar me forcat e tij disa vende ku pretendonte se ishin Dushan Mugosha dhe Miladin Popoviçin, në ndërkohë që këta të fundit natën e kishin kaluar në shtëpinë e Kadri Cakrënit”, ka thënë Spahiu.

Ndër të tjera, ai ngriti pikëpyetje se si është futur autoblinda që u përdor në sulmin ndaj Policisë së Kosovës.

Tutje, ai ka theksuar se “nëse ajo futet përmes kufirit, nga sateliti monitorohet çdo objekt që është deri në një metër madhësi. Kjo autoblindë mund të jetë futur para 2-3 viteve kur kufinjtë ilegalë kanë qenë të hapur, por edhe atëherë është dashur të monitorohet nga ana e KFOR-it”.

“Çdo luftë përfundon në tryezën e bisedimeve. Kjo mund të quhet një fitore e Kosovës dhe rrjedhimisht i jep një avantazh në tavolinë Albin Kurtit, por jo sikur të ishin nxënë të gjithë ata pjesmarrës, që do të thotë është një fitore e përgjysmuar e Kosovës dhe e Albin Kurtit”, ka përfunduar Spahiu.

Shija e redaktorit

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

DASH lidhur me aktakuzën për Banjskën: Të respektohet procesi gjyqësor

Shtetet e Bashkuara tha se inkurajojnë respektimin e procesit gjyqësor dhe të sundimit të ligjit, pasi Kosova ngriti aktakuzë lidhur me sulmin e armatosur...

Të fundit nga rubrika