SPAK dorëzon kërkesë në Ministrinë e Drejtësisë për ekstradimin e Durim Bamit

FOTO:EURONEWS.AL

Dje, Prokuroria e Posaçme ka dorëzuar kërkesë në Ministrinë e Drejtësisë për ekstradimin e Durim Bamit nga Dubai drejt Shqipërisë.

Bami akuzohet për “kallëzim të rremë” në të njëjtën dosje ku janë të pandehur edhe deputeti Tom Doshi dhe ish-deputeti Mark Frroku.

I pandehuri Bami, u arrestua më 2 mars 2015, në pikën e kalimit kufitar të Hanit të Hotit, në rrethin e Malësisë së Madhe. Shkak u bënë deklaratat publike të deputetit Tom Doshi, se Bami ishte “rekrutuar” për eliminimin fizik të tij dhe të deputetit tjetër, Mhill Fufi.

Pas arrestimit, ai mohoi të kishte marrë porosi për vrasjen dhe pretendoi se ishte kërcënuar nga deputeti për t’u regjistruar duke folur për “skenarin” e eliminimit të tij.

Durim Bami qëndroi në “arrest shtëpie” që prej 8 majit 2015, pasi u lirua nga dy muaj qëndrimi në “arrest në burg”.

Ndonëse kanë kaluar tre vjet, gjykimi i kësaj çështjeje nuk ka nisur. Pas dorëzimit në Gjykatën e Lartë, dosja shkoi në Kushtetuese për interpretim kompetencë. Mandej, tek Krimet e Rënda, sërish në Gjykatën e Lartë dhe së fundmi në Gjykatën e Tiranës. Në vijimësi, Bami ka kërkuar lirim nga “arresti shtëpiak”, kërkesë që i është refuzuar, derisa masa i humbi efektet e saj./Euronews.al

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika