10 masa sigurie janë lëshuar me vendim të GJKKO dhe kërkesë të SPAK. Janë kryer kontrolle në disa qytete të vendit: Tiranë, Kukës, Fier, Vlorë, Gjirokastrës.
Në pranga kanë rënë Shkëlzen Ruska, me detyrë shef krimesh në Himarë. Ai akuzohet për kultivim kanabisi, grup i strukturuar kriminal, shpërdorim detyre dhe kryerja e veprave penale nga organizata kriminale.
Për të njëjtat akuza, në pranga ka rënë edhe shefi i Krimeve në Komisariatin e Lushnjës, Ervis Alisinanaj. Këtij të fundit i rëndon edhe akuza e ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.
Erdit Hazizaj është personi i tretë i shpallur në kërkim nga AMP. Hazizaj është larguar nga policia në vitin 2022. Ai akuzohet nga SPAK për trafik droge, kultivim i bimëve narkotike, grup i strukturuar, shpërdorim detyre etj.
I shpallur në kërkim është shefi i Komisariatit i Policisë Kufitare në Sarandë, Elvis Dervishi i akuzuar për trafikimi të narkotikëve, grup të strukturuar kriminal, kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal dhe shpërdorim detyre./TopChannel