SPAK-u i shokuar nga mbështetja që BSPK-ja ia dha Kurtit për dy ligjet

Sindikata e Pavarur e Administratës së Kosovës (SPAK) kanë thënë se janë të shokuar nga mbështetja që kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Atdhe Hykolli, i ka dhënë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për Ligjin për Pagat dhe atë për Zyrtarët Publikë

Atdhe Hykolli, kryetar i BSPK-së

Sindikata e Pavarur e Administratës së Kosovës (SPAK) ka reaguar pas takimit të kryetarit të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Atdhe Hykolli, me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ku thuhet se Hykolli e ka mbështetur Ligjin për Pagat dhe atë për Zyrtarët Publikë.

Përmes një komunikate për media të shtunën, SPAK-u ka thënë se është i shokuar dhe se distancohet nga qëndrimi i Hykollit. SPAK e ka quajtur atë qëndrim puro personal dhe jo qëndrim të BSPK-së.

“Pas raportimit nga mediat për takimin kryeministrin e Kosovës z. Kurti me kryetarin e BSPK z.Hykolli dhe mbështetjes se dhënë nga ky i fundit kryeministrit për miratimin e dy ligjeve atij për zyrtarë publikë dhe ligjit te pagave, SPAK -u është i shokuar dhe distancohet fuqishëm nga ky qëndrim i z.Hykolli, duke e konsideruar dhe konstatuar se ky qëndrim është puro personal i tij dhe assesi qëndrim i BSPK-së e as qëndrim i Kyesisë se BSPK-së, pasi Kryesia nuk është ftuar të diskutojë për këtë temë”, thuhet në reagimin e SPAK.

Sipas SPAK-ut, këto dy ligje, e me theks të veçantë ai për zyrtarët publikë, nuk i kundërshtuan vetëm sindikatat, por edhe faktori ndërkombëtar si BE-ja.

“Sa për dijeninë tuaj këto dy ligje e me theks te veçantë atë të zyrtarëve publikë nuk e kundërshtuan vetëm sindikatat, por të njëjtit u kundërshtuan ashpër edhe nga sektori i drejtësisë, organizatat ndërkombëtare që e suportojnë Republikën e Kosovës në fushën e legjislacionit, por gjatë ditës edhe vetë misioni i BE”, përfundohet në njoftimin e SPAK.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika