Napoli mposhti ekipin Ajax me një fitore madhështore me rezultat 6-1, gjë e cila i lumturoi fansat e ekipit italian.
Skuadra italiane mbeti prapa në fillim të ndeshjes pas golit rikthyes të Mohammed Kudus, por u përgjigj duke shkatërruar nikoqirët me një paraqitje mbresëlënëse.
“Kemi luajtur një lojë të shkëlqyer. Ne kemi treguar se jemi të aftë. Edhe Maradona do të ishte krenar për ne”, u tha Spalletti gazetarëve pas ndeshjes.
Maradona, i cili vdiq në vitin 2020 , nuk është kurrë larg mendjes së tifozëve të Napolit pasi ai frymëzoi klubin në epokën e tij më të suksesshme, raporton CNN.
Spalletti, megjithatë, po përpiqet të mbajë këmbët e ekipit të tij në tokë pavarësisht një fillimi të pamposhtur në Serie A.
“Një ndeshje nuk të ndryshon jetën. Ishte një performancë e shkëlqyer. Është shumë bukur të fitosh, por tani duhet të mendojmë për ndeshjen e radhës.” shtoi ai.
Ndërsa Maradona ishte ylli i gjeneratës së tij, sulmuesi gjeorgjian Kvaratskhelia mund të jetë ylli i këtij brezi.
21-vjeçari, i cili shënoi golin e tij të parë në Ligën e Kampionëve kundër Ajax-it, iu bashkua klubit këtë sezon.
Ritmi i tij dhe dhuntia sulmuese i bëjnë fansat ta krahasojnë me Maradonën dhe që atëherë ai ka fituar pseudonimin ‘Kvaradona’.
“Nuk mund të afrohem me Maradonën, por do të jap gjithçka për të qenë një lojtar i madh për këtë klub”, u tha ai gazetarëve muajin e kaluar.
Napoli ka një shans për të siguruar vendin në fazën eliminuese të Ligës së Kampionëve. Ekipi po përgatitet për ndeshjen e tij të radhës në ligë kundër Cremonese të dielën.