Spanja ka shënuar fitore ndaj Kosta Rikës me rezultat 7-0 në ndeshjen e parë në kuadër të grupit E të Kupës së Botës.
Ndeshja nisi shumë mirë për ‘Furinë e Kuq’ që arriti të krijojë disa raste që në minutat e para, ku Dani Olmo, në minutën e 11 dhe Marcos Asensio, në minutën e 21.
Në minutën e 30-të, Spanja fitoi penallti duke mbyllur kështu pjesën e parë të ndeshjes me rezultat 3-0 për Spanjën
Me të filluar pjesa e dytë, Spanja sërish shënoi me Torres për 4-0, duke e treguar superioritetin ndaj kundërshtarit.
Alvaro Morata që u fut në lojë në pjesën e dytë, asistoi te Gavi. Ishte Gavi ai që shënoi golin e pestë në minutën e 74-të për t’u bërë golashënuesi i tyre më i ri ndonjëherë dhe njeherit, i treti më i riu në moshë për të shënuar në Botëror.
Spanja shënoi edhe më tej në minutën e 90-të, gol ky i shënuar nga C.Soler për t’u ndjekur nga Morata.
Spanja dhe Japonia kanë nga tri pikë, ndërsa Gjermania dhe Kosta Rika janë pa pikë.