Spanja ka vendosur të ulë TVSH-në e gazit për të ndihmuar njerëzit

Kryeministri i Spanjës Pedro Sánchez, ka njoftuar se qeveria e Spanjës do të ulë TVSH-në e gazit këtë vjeshtë kështu duke ndihmuar njerëzit që të përballen me inflacionin në rritje

Pedro Sánchez, Kryeministër i Spanjës

Qeveria e Spanjës ka njoftuar rreth planeve për të ulur TVSH-në e gazit këtë vjeshtë.

Qëllimi i këtyre planeve është të ndihmojë njerëzit që të përballen me inflacionin në rritje.

Kryeministri i Spanjës Pedro Sánchez të enjten e 1 shtatorit ka thënë se taksa për gazin natyror fillimisht do të ulet nga 21% në 5% nga tetori deri në fund të vitit.

“Ndërsa hyjmë në vjeshtë dhe dimër, duket e arsyeshme të përpiqemi të ulim faturat e ngrohjes”, dhe se masa mund të zgjatet në vitin 2023 “nëse zgjat situata e vështirë që po kalojmë”, ka thënë Sánchez.

Qeveria spanjolle është duke u përballur me një normë inflacioni vjetor prej më shumë se 10%, e cila është nxitur nga çmimet e energjisë në mes të luftës në Ukrainë, raporton euronews.

Ndërkaq, ministrja spanjolle e ekonomisë Nadia Calviño ka mirëpritur ngadalësimin e normës së inflacionit, por ka përsëritur paralajmërime sepse “ka shumë pasiguri për shkak të luftës” në Ukrainë.

Ndryshe, norma e inflacionit nga viti në vit në Spanjë ka qenë mbi 10% që nga qershori i këtij viti duke u rritur për herë të parë që nga vitet 1980.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika