Spanja pro liberalizimit të vizave për Kosovën

Shteti i Spanjës është pro liberalizimit të vizave për Kosovën, kështu ka thënë presidenti spanjoll Pedro Sanchez

Flamuri i Spanjës dhe i BE-së

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez, ka treguar këtë të premte se Spanja është e gatshme të pranojë që BE-ja t’i japë Kosovës, një shteti që nuk e njeh, liberalizimin e vizave të propozuar nga Brukseli në vitin 2016, raporton infolibre.es.

Spanja luan rol konstruktiv dhe jemi të hapur për aprovimin e heqjes së vizave për Kosovën”, ka thënë ai në një konferencë për media në fund të samitit të Këshillit Evropian në Bruksel.

Komisioni Evropian propozoi në maj të vitit 2016 përfshirjen e Kosovës në listën e vendeve për liberalizim të vizave, por që nga ai vit shtetasit kosovarë ende nuk mund të udhëtojnë pa viza në vendet e Bashkimit Evropian.

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez

Spanja, Qiproja, Greqia, Rumania dhe Sllovakia janë shtete që nuk e njohin Kosovën si të pavarur, të cilat kanë qenë pengesë për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Përvec vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën, bllokuese të liberalizimit të vizave kanë qenë edhe shteti i Francës dhe ai i Holandës.

Së fundmi është raportuar se disa vende skeptike, ndër to Holanda dhe Spanja, kanë dhënë sinjale pozitive për lëvizjen e lirë të qytetarëve.

Shija e redaktorit

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Të fundit nga rubrika