Spanjë: Pesëmbëdhjetë lojtare largohen nga ekipi i futbollit pas një mosmarrëveshje me trajnerin

Një mosmarrëveshje mes trajnerit dhe lojëtareve u bë shkak që 15 prej tyre të largohen nga skuadra e futbollit të femrave në Spanjë

Menaxheri i Spanjës, Jorge Vilda

Skuadra e futbollit të femrave të Spanjës është në një krizë “të paprecedentë” pas një mosmarrëveshjeje mes 15 lojtarëve dhe trajnerit të kombëtares Jorge Vilda.

Grupi i lojtareve kanë kërcënuar se do të largohen nga skuadra nëse Vilda nuk shkarkohet nga federata spanjolle e futbollit.

Lojëtaret kanë thënë që mjedisi i ekipit po ndikonte “seriozisht” në “gjendjen e tyre emocionale” dhe “shëndetin”, sipas një deklarate të RFEF.

Por federata kishte premtuar mbështetjen e plotë për Vildën të enjten e 22 shtatorit dhe kishte hedhur poshtë ankesat, njofton euronews.

“RFEF nuk do t’i lejojë lojtarët të vënë në dyshim vazhdimësinë e trajnerit kombëtar dhe stafit të tij stërvitor, pasi marrja e vendimeve të tilla nuk bie në kompetencën e tyre”.

“Federata nuk do të lejojë asnjë lloj presioni nga asnjë lojtar për marrjen e masave sportive. Kjo lloj manovre është larg nga shembulli dhe jashtë vlerave të futbollit dhe sportit dhe është e dëmshme”, kanë thënë RFEF.

Sipas rregullave spanjolle, lojtarët mund të skualifikohen nga ekipi kombëtar i futbollit për nga dy deri në pesë vjet nëse refuzojnë të luajnë kur thirren.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika