Specializantët paralajmërojnë protestë kundër ShSKUK-së 

Ilustrim

Anulimi i kujdestarive nga ana e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) ka ngjallur reagimin e specializantëve, të cilët kanë paralajmëruar një protestë për ditën e hënë.  

Sipas tyre, arsyeja e kësaj proteste është për ta kundërshtuar vendimin e SHSKUK-së, i cili, siç kanë thënë, është në kundërshtim me vendimin e Qeverisë së Kosovës për kompensimin për kujdestari, punë gjatë natës dhe punën jashtë orarit. 

“Nesër, të hënën nga ora 10:30 do të mbahet protestë e specializanteve para administratës qendrore të SHSKUK-së. Protesta është njoftuar dhe aprovuar nga shërbimi policor i Kosovës”, thuhet në komunikatën e tyre. 

“Do të jenë prezentë specializant nga 22 klinika ndërsa një klinik ka dalë kundër. Parashihet që me qenë prezent pra rreth 500 specializantë. Arsyeja e protestës është anulimi i kujdestarive shtesë nga SHSKUK-ja me dt 01.03.2023 dhe detyrimi për të punuar në kundërshtim me vendimin e Qeverisë se Republikës së Kosovës të marrë me dt 03.02.2023 – rregulloren QRK Nr 7/2023”, thuhet në njoftimin për media. 

Shija e redaktorit

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Të fundit nga rubrika