Prokuroria e Specializuar e Hagës e ka bastisur banesën e ish-këshilltarit të ish-presidentit, Hashim Thaçi, Blerim Shala.
Këtë e konfirmuar për Dukagjinin, avokati Artan Qerkini.
Ai ka thënë se bastisja ka qenë e shkurtër dhe se për shpalosjen e detajeve të tjera do të konsultohet gjatë ditës me Shalën, klientin e tij.
Ndërkaq lidhur me rastin, Dukagjini ka dërguar pyetje në ZPS, por ende nuk ka marrë një përgjigje.