Specialja konfirmon arrestimin e Isni Kilajt, akuzohet për “pengim të personave zyrtarë” e “shkelje të sekretit”

Zyra e Prokurorit të Specializuar në Gjykatën Speciale ka thënë se Isni Kilaj akuzohet për veprën “pengimi i personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare” dhe “shkeljen e sekretit të procedurave”

Zyra e Prokurorit të Specializuar në Gjykatën Speciale ka bërë të ditur se Isni Kilaj është arrestuar në Kosovë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS), sipas një urdhërarrestimi të lëshuar nga prokurorja e Specializuar.

Zyra e Prokurorit të Specializuar në Gjykatën Speciale ka thënë se Isni Kilaj akuzohet për veprën “pengimi i personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare” dhe “shkeljen e sekretit të procedurave”.

Në një komunikatë për media, Gjykata Speciale ka thënë se Kilaj është transferuar në Objektin e Paraburgimit në Hagë dhe do të dalë para gjykatës “pa vonesa të panevojshme”.

“Z. KILAJ u arrestua për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përfshirë pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare brenda kuptimit të nenit 401 të Kodit Penal të Kosovës (KPK) të vitit 2019, Kodi nr. 06/L-074, dhe shkeljen e sekretit të procedurave sipas nenit 392 të KPK-së dhe nenet 15(2) e 16(3) të Ligjit nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar”, thuhet në njoftim.

Tutje, ZPS-ja ka thënë se “e merr jashtëzakonisht seriozisht pengimin e drejtësisë dhe do të vazhdojë të hetojë e ndjekë penalisht cilindo dhe të gjithë ata që përfshihen në çdo rast, përfshirë ata që frikësojnë apo ndërhyjnë te dëshmitarët, ose ofrojnë mbështetje financiare apo të ndonjë forme tjetër për vepra të tilla penale”.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika