Specialja: Krasniqit iu kthye kollarja dje pasdite pasi shefi i paraburgimit konfirmoi se bartja e saj është e lejuar

Gjykata Speciale ka njoftuar se të hënën më 8 korrik përpara seancës, sigurimi i Dhomave të Specializuara i kishte kërkuar Jakup Krasniqit që ta hiqte kravatën dhe se të njëjtit kanë kërkuar sqarime nga shefi i Oficerëve të Qendrës së Ndalimit rreth asaj nëse kollarja hyn te veshjet që ndalohet nga rregullat e ndalimit.

Specialja, në një përgjigje për Expressin, ka treguar se shefi i paraburgimit i ka konfirmuar se kollarja është e lejuar dhe pasdite ia kanë kthyer Krasniqit.

“Para seancës së djeshme, sigurimi i Speciales i kërkoi Krasniqit ta hiqte kollaren, duke kërkuar sqarime nga shefi i paraburgimit nëse rregullat e paraburgimit që ndalojnë veshje të caktuara do të zbatoheshin në këtë rast. Krasniqit i është kthyer kollarja dje pasdite dhe shefi i paraburgimit ka konfirmuar se bartja e kollares është e lejuar”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Sot, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka kërkuar nga kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova, që të marrë veprime për të adresuar rastin.

Në një letër drejtuar Trendafilovës, Haxhiu e ka cilësuar akt absurd kërkesën për heqjen e kollares.

Shija e redaktorit

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Presidentja Osmani takon presidentin e Sirisë, bisedojnë për hapjen e...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalyas në Turqi është takuar edhe me presidentin e ri të Sirisë, Assad...

Presidentja Osmani udhëton për në Turqi me ftesë të Erdoganit,...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me ftesë të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka udhëtuar të merr pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë. Në një...

Të fundit nga rubrika