Specialja me vendim për Thaçin, Veselin e Selimin në lidhje me vizitat e komunikimet 

"Paneli konstaton se duhet të vendoset një sistem që fokusohet në identifikimin dhe përjashtimin e individëve që mund të paraqesin kërcënim për integritetin e procedurës apo që përfshihen në sjellje të papajtueshme me rregulloren"

Trupi Gjykues në Dhomat e Specializuara të Kosovës ka marrë një vendim në lidhje me komunikimet dhe vizitat e ish-krerëve e UCK-së, respektivisht, Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit.

Siç thuhet në njoftim, më 1 dhjetor 2023, Trupi Gjykues në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët lëshoi vendimin e mëtejshëm lidhur me kërkesën e ZPS-së për ndryshimin e kushteve të paraburgimit.

Sipas Trupit Gjykues, ZPS-ja konstatoi se kushtet aktuale të paraburgimit janë të pamjaftueshme për ta zvogëluar rrezikun që tre të akuzuarit të mund të ndërhyjnë në procedurë dhe/ose të paraqesin rrezik për sigurinë e dëshmitarëve.

“Paneli konstaton se duhet të vendoset një sistem që fokusohet në identifikimin dhe përjashtimin e individëve që mund të paraqesin kërcënim për integritetin e procedurës apo që përfshihen në sjellje të papajtueshme me rregulloren. I akuzuari nuk duhet të takohet me më shumë se një vizitor në çdo kohë (me përjashtim të vizitave nga bashkëshortët dhe fëmijët që mund të bëjnë vizita bashkërisht. Të gjithë të paraburgosurit dhe vizitorët duhet të komunikojnë me zë dhe nuk lejohet komunikimi i fshehtë përmes pëshpëritjes apo përdorimi i ndonjë gjuhe të koduar”, thuhet në vendimin e gjykatës.

Specialja ka njoftuar se ky vendim e zëvendëson vendimin e përkohshëm të datës 17 nëntor.

Vendimi i plotë i Gjykatës.

 

Shija e redaktorit

Takimi i shefit të CIA-s dhe atij të AKI-së, në...

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka dhënë detaje për takimin në mes të shefit të CIA-s, William Burns dhe drejtorit të kësaj agjencie,...

Libraria Dukagjini lehtëson blerjen e teksteve shkollore, hap pikën e...

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Libraria Dukagjini është kujdesur që t’ua lehtësoj procesin e blerjes së librave për prindërit dhe...

Prindërit vazhdojnë furnizimin me tekste shkollore, interesim i lartë për...

Çdo shtator, sikurse qëllimin edhe adresën e kanë po të njëjtën. E këtë vit, edhe pakënaqësitë. Së bashku me fëmijët, prindër të shumtë kanë filluar...

Të fundit nga rubrika