Ish-këshilltari për sigurinë kombëtare i ish-presidentit amerikan, Donlad Trump, Michael Flynn, njëherësh edhe gjeneral në pension ka ngritur akuza ndaj ish-Kryeprokurorit të Gjykatës Specialë në Hagë, ku po gjykohet krerët e UÇK-së.
Këtë gjykatë, Flynn, e ka cilësuar si “raketë e zhvatjes së Hagës” dhe ka pretenduar për disa llogarinë bankare në Zvicër që lidhen me Smith.
“Jack Smith gjithashtu nuk dëshiron që askush të gërmojë në Gjykatën e tij Penale Ndërkombëtare “të supozuar” në raketën e zhvatjes së Hagës, ose llogaritë e tij bankare zvicerane ose ndonjë nga aktivitetet e tij të mbrapshta gjersa është jashtë shtetit”, ka shkruar Flynn në X.
Jack Smith also does not want anyone digging into his “alleged” International Criminal Court at The Hague extortion racket or his Swiss bank accounts or any other of his nefarious activities while overseas.
This along with being appointed Special Counsel for this unprecedented… https://t.co/y4Shsro4NY
— General Mike Flynn (@GenFlynn) December 22, 2023
Një ‘betejë” është duke u zhvilluar në ShBA në mes të mbështetësve të Trump dhe Smith, i cili është prokuror special në dy hetimet e iniciuara nga Departamenti i Drejtësisë në lidhje me ish-presidentin e ShBA-ve.
E djathta atje është duke tentuar të diskreditojë Smithin, me pretendimet e një skeme zhvatjeje shumëmilionëshe sa ai ishte kryeprokuror në Hagë.