Gjykata Speciale ka refuzuar kërkesën e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për t’u liruar me qëllim që të marrë pjesë në ceremoninë mortore të babait të tij.
OVL e UÇK-së: Specialja refuzon lirimin e Thaçit të marrë pjesë në varrimin e babait
Ky vendim ka nxitur reagime të shumta, përfshirë këtu edhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Përmes një postimi në platformën X (ish-Twitter), Rama e ka quajtur këtë një akt të ulët dhe të turpshëm.
“Një poshtërim i ri nga një tribunal i turpshëm dhe i paturpshëm, i cili e ka kthyer drejtësinë ndërkombëtare në një farsë, të drejtat demokratike në fjalë boshe dhe vullnetin e mirë të Parlamentit të Kosovës në bumerangun më brutal!”, ka shkruar Rama në X.