Specialja ua vazhdon paraburgimin Thaçit dhe Veselit

Specialja ka urdhëruar vazhdimin e paraburgimit të Thaçit dhe Veselit dhe ka udhëzuar Zyrën e Prokurorit të Specializuar (ZPS) që të paraqesin parashtresat për shqyrtimin e radhës të paraburgimit të tyre jo më vonë se 28 korrik 2023

Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) kanë vazhduar masën e paraburgimit për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.

Specialja ka urdhëruar vazhdimin e paraburgimit të Thaçit dhe Veselit dhe ka udhëzuar Zyrën e Prokurorit të Specializuar (ZPS) që t’i paraqesë parashtresat për shqyrtimin e radhës të paraburgimit të tyre, jo më vonë se 28 korrik 2023, raporton ‘‘Betimi për Drejtësi’’.

Ndryshe, në fund të majit, ZPS kishte dorëzuar para Gjykatës Speciale parashtresat për shqyrtimin periodik të paraburgimitpër Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.

Në vendimin e Specialet thuhet se trupi gjykues thekson se gjyqtari i procedurës paraprake ka konstatuar se, në bazë të nenit 39(2), ekziston dyshimi i bazuar se Thaçi dhe Veseli janë penalisht përgjegjës për një sërë krimesh kundër njerëzimit (përndjekje, burgim, akte të tjera çnjerëzore, torturë, vrasje dhe zhdukje me forcë) dhe krime lufte (ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje) sipas neneve 13, 14(1)(c) dhe 16(1)(a).

Tutje, në arsyetim të vendimit thuhet se ZPS-ja pohon se njohuritë dhe të kuptuarit e Thaçit dhe Veselit për akuzat dhe provat kundër tyre janë rritur në bazë të zbulimeve të fundit dhe fillimit të gjykimit.

Andaj, sipas tyre, kombinimi i njohurive të Thaçit dhe Veselit lidhur rastin kundër tyre dhe mundësia reale të një dënimi për një kohë të gjatë, duke u bazuar edhe në dënimin me 26 vite burgim të Salih Mustafës, ngrit rrezikun dhe rrit motivin e Thaçit dhe Veselit për të ikur.

Lidhur me këtë, në vendim thuhet se paneli ka shqyrtuar argumentet e ZPS-së, në dritën e fazës aktuale të procedurës, duke ripohuar se nuk gjen ndonjë faktor shtesë mjaftueshëm bindës për të ndryshuar konstatimin e tij të mëparshëm në lidhje me rrezikun e arratisjes.

Ndërkaq, lidhur me rrezikun e pengimit të ecurisë së procedurave të DhSK-së, duke iu referuar gjetjeve të mëparshme të këtij paneli, në vendim thuhet se ZPS-ja thekson se Thaçi dhe Veseli vazhdojnë të paraqesin rrezik të pengimit të procedurave.

Kjo për arsye se, sipas ZPS-së, ky panel më herët ka përcaktuar se ekziston një klimë e përgjithshme e ndërhyrjes së dëshmitarëve në Kosovë, lidhur me këtë rast dhe të tjera para DhSK-së dhe se të akuzuarit kanë marrë informacione lidhur me 40 dëshmitarët e parë që ZPS synon të thërrasë.

Rrjedhimisht, paneli ka konkluduar se rreziku që Thaçi dhe Veseli do të pengojë mbarëvajtjen e procedurës së DhSK-së vazhdon të ekzistojë.

Në vazhdim thuhet se ZPS rikujtoi gjetjet e panelin në vendimin paraprak për paraburgim se të akuzuarit vazhdojnë të paraqesin rrezik për të kryer krime të mëtejshme.

Sipas panelit, të njëjtët faktorë që janë marrë parasysh në lidhje me rrezikun e pengimit janë relevantë për analizën e rrezikut që Thaçi dhe Veseli të kryejnë krime të mëtejshme.

Kështu që paneli ka konsideruar se asnjë rrethanë e re nuk është shfaqur që nga shqyrtimi i fundit i paraburgimit që do të justifikonte një konstatim të ndryshëm në lidhje me këtë çështje.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika