Real Madridi ka marrë një fitore bindëse ndaj Sevillas, duke triumfuar 4:1 në derbin e xhiros së nëntë të La Ligës, në një mbrëmje ku nuk munguan golat e bukur dhe spektakli në “Santiago Bernabeu”.
Arda Güler zhbllokoi rezultatin në minutën e 30-të, me një realizim të bukur për 1:0. Shtatë minuta më vonë, Kylian Mbappe dyfishoi epërsinë e madrilenëve, duke e çuar Realin në pushim me avantazh prej dy golash.
Sulmuesi francez goditi sërish në minutën e 63-të, kur realizoi nga pika e bardhë me stilin “Panenka”, për rezultatin 3:0. Me këtë gol, Mbappe shkoi në kuotën e nëntë golave në nëntë paraqitje kampionale.
Sevilla arriti të shënonte përmes Manuel Buenos në minutën e 80-të, por përgjigjja e Real Madridit ishte e menjëhershme. Vetëm dy minuta më vonë, Yan Diomande realizoi një tjetër gol të bukur, duke vulosur fitoren 4:1 të vendasve.
Me këtë triumf, Real Madridi ngjitet në vendin e tretë me 21 pikë, një më pak se Atletico Madridi në pozitën e dytë. Barcelona kryeson tabelën me 27 pikë, ndërsa Sevilla mbetet në vendin e gjashtë me 14 pikë.