Spekulime mbi ‘katastrofën mjedisore’ në lumin Oder, përgjatë kufijve të Gjermanisë dhe Polonisë

Mijëra peshq të pajetë kishin filluar të dukeshin në brigjet e lumit Oder, i cili rrjedh përgjatë kufijve të Gjermanisë dhe Polonisë. Që nga ngjarja, zyrtarët janë përpjekur vazhdimisht të përcaktojnë shkakun e vdekjes masive, por nuk kanë arritur ende të gjejnë arsyjen e ngordhjes së tyre

Ilustrim

Në Gjermani dhe Poloni, janë duke u rritur spekulimet në lidhje me “katastrofën mjedisore”, pas ngordhjes masive të peshqve në lumin Oder.

Mijëra peshq të pajetë kishin filluar të dukeshin në brigjet e lumit Oder, i cili rrjedh përgjatë kufijve të Gjermanisë dhe Polonisë, në fund të muajit korrik.

Që nga ajo ngjarje, zyrtarët janë përpjekur vazhdimisht të përcaktojnë shkakun e vdekjes masive, gjë për të cilën kanë thënë se do të duhen vite për t’u rikuperuar pasi që lumi është dëmtuar shumë.

Ndërkaq, të shtunën e 13 gushit ministri i mjedisit të Polonisë, ka potencuar që testet laboratorike në burimin e katastrofës nuk kanë zbuluar merkur.

Autoritetet besojnë se peshqit mund të jenë helmuar.

Por, kryeministri polak Mateusz Morawiecki të premten e 12 gushtit ka folur për ngjarjen, i cili ka thënë se “sasi të mëdha mbetjesh kimike” ka mundësi të jenë hedhur në lumin e dytë më të gjatë të vendit të tij.

Ai është zotuar se do të bëjë gjithçka që është e mundur për të kufizuar shkatërrimin e mjedisit, me ministrin e brendshëm të Polonisë.

Në të njëjtën kohë ka ofruar edhe një shpërblim prej 1 milion zloty (200,000 dollarë) për këdo që ka ndonjë informacion se kush ishte përgjegjës për ndotjen e lumit, raporton euronews.

Ministrja e klimës dhe mjedisit, Anna Moskwa, ka thënë se analizat e mostrave të lumenjve të marra në Poloni dhe Gjermani kanë zbuluar nivele të larta të kripës. Dhe se studimet gjithëpërfshirëse toksikologjike janë ende duke u zhvilluar në Poloni.

Ndërkaq, ministri i mjedisit në Gjermani, Axel Vogel, ka theksuar se vdekja e peshkut është “atipike”, duke vlerësuar se “ton” peshq tashmë janë zhdukur.

“Shkalla e ngordhjes së peshkut është tronditëse. Kjo është një goditje për Oderin si një rrugë ujore me vlerë të madhe ekologjike, nga e cila me sa duket nuk do të shërohet për një kohë të gjatë”, është shprehur ai.

“Por ne kemi vërejtur një rritje të nivelit të oksigjenit për disa ditë, gjë që tregon se një substancë e huaj është futur dhe ka shkaktuar të gjitha këto”, ka shtuar Vogel.

Ndryshe, Oder është konsideruar një lumë relativisht i pastër për shumë vite, duke mbajtur rreth 40 lloje peshqish.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika