S’përfundohet obduksioni i 4-vjeçares nga Gjakova, IML: Kemi shumë punë

Familja e 4-vjeçares nga Gjakova e cila ndërroi jetë në QKUK në shkurt të këtij viti është ende në pritje të rezultateve nga IML për shkaktarin e vdekjes së të bijës. Nga IML thonë se shkak është ngarkesa me punë e që rastin, do e kenë me prioritet nga java tjetër

Janë bërë muaj qëkur vajzës i dhanë lamtumirën, por ende nuk e dinë arsyen e saktë për vdekjen e saj.

Haxhi Shala e Arjana Hajrës iu vdiq e bija 4 vjeçare në shkurt të këtij viti, në rrethana që nuk i kanë të qarta as vet çifti.

E pritja për raportin e obduksionit, i ka lodhur të dy.

“Jena tu prit taman qat letrën që duhet, letra që tregon se prej çkafit ka del. Bile me ma zbardh faqen. Vllahi hiç sdi pse. Ata t’Prishtinës m’kanë thënë që vonon me vjet,” u shpreh babai i Melisa Shalës, Haxhi Shala.

“U vonu shumë, po nuk e di pse. As s’na kanë thirrë, s’po na tregojnë gjo hiç. Po na pengon pritja, dojna me dit prej ֛kafit ka vdek se n’Prishtinë thojshin që prej infeksionit. Po prej analizave këtu, ska pas infeksion. I kanë dal mire,” tha nëna e Melisa Shalës, Arjana Hajra.

Çifti ka pranuar vetëm raportin e rezultateve të hetimeve të Odës së Mjekëve në Spitalin e Gjakovës.

Në të njëjtin thuhet se nuk ka pasur shkelje etike dhe as profesionale nga ana e stafit të spitalit.

Por pavarësisht konstatimit të Odës, gishtat e tyre janë ende të drejtuar tek stafi mjekësor.

Nesër kismet. Nuk besoj hiç se vet ma myten qikën. Pse me prit kjo prej 4-ve deri n’20:00 kur ka pas mjekë aty. Spo di çka me bo. E ka kontrollu i ka thane ec…Nuk e pranojshin qikën, so për ne thojshin,” shtoi Haxhi Shala

Për vonesën e raportit, nga IML arsyetohen me ngarkesën me punë.

“Analiza mikrobiologjike janë kryer. Tash në pritje për ato histopatologjike të cilat bëhen në IML. Por, arsyeja e vetme ishte vëllimi i madh i punës me laborator te histopatologjisë dhe ende nuk është interpretuar rezultati nga histopatologët. Sidoqoftë, do ta marrin me prioritet nga java e ardhshme.” Ditor Haliti, U.D i Drejtorit në IML.

Katër vjeçarja kishte ndërruar jetë më 19 shkurt të këtij viti në QKUK ku ishte dërguar nga Spitali Rajonal i Gjakovës, pasi ishte përcjell në gjendje të rëndë shëndetësore.

Familjes, mjekët në Gjakovë i kishin thënë se ajo kishte lëndime në trup, që dyshohet se i kishte marrë nga rrahja prej një të mituri, por pas vdekjes së saj në QKUK, shkak ishte përmendur edhe një infeksion në gjak.

Shija e redaktorit

Takimi i shefit të CIA-s dhe atij të AKI-së, në...

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka dhënë detaje për takimin në mes të shefit të CIA-s, William Burns dhe drejtorit të kësaj agjencie,...

Libraria Dukagjini lehtëson blerjen e teksteve shkollore, hap pikën e...

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Libraria Dukagjini është kujdesur që t’ua lehtësoj procesin e blerjes së librave për prindërit dhe...

Prindërit vazhdojnë furnizimin me tekste shkollore, interesim i lartë për...

Çdo shtator, sikurse qëllimin edhe adresën e kanë po të njëjtën. E këtë vit, edhe pakënaqësitë. Së bashku me fëmijët, prindër të shumtë kanë filluar...

Të fundit nga rubrika