Spitalet në Aleppo nuk kanë hapësirë të mjaftueshme për pacientë të rinj pas tërmetit shkatërrues që goditi vendin të hënën e 6 shkurtit, kështu ka bërë të ditur për BBC një mjek nga qyteti sirian.
Në spitalin Al-Razi gjithashtu raportohet se ka fluks të madh të pacientëve, sipas kreut të ortopedisë në këtë spital, përveç që ka numër të madh të pacientëve në spital ka edhe mungesë të barnave.
“Numër i madh pacientësh kanë ardhur, kemi mungesë të madhe në barna, ndaj është vërtetë shqetësuese. Qyteti është i dëmtuar dhe nuk ka vend ku ata të shkojnë”, ka thënë Nizan Suleiman, kreu i ortopedisë.
Ndërsa, ka theksuar se në spital ka mungesë të pajisjeve mjekësore, gjë që mund të dërgojë në përkeqësim të gjendjes së pacientëve.
“Ne vuajmë nga mungesa e pajisjeve mjekësore për të trajtuar frakturat. Ne tashmë vuajmë nga kjo mungesë për shkak të krizës, luftës dhe sanksioneve që e përkeqësojnë atë”, u shpreh ai.
Sipas OKB-së deri më tani më shumë se 4 mijë njerëz kanë vdekur, ndërsa afro 8 mijë janë plagosur.
Ndryshe, tashmë janë bërë 10 ditë prej kur tërmeti ka goditur Turqinë dhe Sirinë, tërmet me magnitudë 7.8.