Spitali i Gjakovës: Gjendja e tre të plagosurve është jashtë rrezikut për jetë

Tre persona janë plagosur me armë zjarri pas mesnatës të së shtunës në një lokal në Gjakovë, -Spitali i Përgjithshëm  i Gjakovës “Isa Grezda” përmes një komunikate për media ka dhënë detaje për gjendjen shëndetësore të tre të plagosurve mbrëmë në një lokal nate në Gjakovë

Spitali i Përgjithshëm  i Gjakovës “Isa Grezda” përmes një komunikate për media ka dhënë detaje për gjendjen shëndetësore të tre të plagosurve mbrëmë në një lokal nate në Gjakovë.

Sipas tyre gjendja e tre të plagosurve është jashtë rrezikut për jetë.

“Pas orës 00:20 në Emergjencën e Spitali janë lajmëruar tre qytetarët me lëndime me arme zjarri, prej tyre dy kanë lëndime në ekstremitetet e poshtme të trupit, pas trajtimit mjekësorë që kanë marrë në Emergjencë janë hospitalizuar në Repartin e Ortopedisë, gjendja e tyre është stabile. Ndërsa personi i tretë ka lëndime në regjionin lumbal (pjesën e poshtme të shpinës) ka qenë e nevojshme ndërhyrja kirurgjike, momentalisht është salle të operacionit”, thuhet në njoftim.

Tre të plagosurit po marrin trajtimin e duhur nga stafi mjekësor.

Shija e redaktorit

Osmani konfirmon njohjen nga Kenia

Republika e Kenias është bërë shteti i 118-të që ka njohur zyrtarisht pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës, përmes një vendimi të firmosur...

Nga shtatë shkolla të premtuara në kryeqytet, në shtator hapen...

Ka kohë që është premtuar e as shtatori i këtij viti, nuk do t’i gjejë banorët e lagjes “Sofalia” me një shkollë të re. E...

Plenkoviq: S’pyesim as Serbinë, as NATO-n për marrëveshje me Kosovën...

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka deklaruar se marrëveshja e fundit ushtarake mes Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës nuk kërkon miratimin e Serbisë apo NATO-s,...

Të fundit nga rubrika