Spitali i Prishtinës, mbi 50 milionë euro investim dhe 400 vende të reja të punës

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Izet Sadiku thotë se pritet që shumë shpejt të tenderohet projekti dhe të fillojë ndërtimi i spitalit, derisa tregon se do mundësojë ofrimin e shumë shërbimeve shëndetësore për pacientët dhe punësimin e rreth 400 punonjësve shëndetësor

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Izet Sadiku.

Kanë kaluar më shumë se dy dekada prej kur është premtuar se do të fillojë ndërtimi i Spitalit të Prishtinës, i cili parashihet të ofrojë shërbime shëndetësore dytësore. Megjithatë, ky projekt i cili po vlerësohet të jetë një prej investimeve më të mëdha për shëndetësinë kosovare që nga pas lufta, vetëm tani ka marrë dritën e gjelbër për të filluar punimet.

Spitali i kryeqytetit, i cili planifikohet të kushtojë mbi 50 milionë euro investim, parashihet të ketë repartin e Kardiologjisë, Gjinekologjisë, Pediatrisë, Kirurgjisë së Përgjithshme, Endokrinologjisë e të tjerë.

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Izet Sadiku në një intervistë për KosovaPress, thotë se pritet që shumë shpejt të tenderohet projekti dhe të fillojë ndërtimi i spitalit, derisa tregon se do mundësojë ofrimin e shumë shërbimeve shëndetësore për pacientët dhe punësimin e rreth 400 punonjësve shëndetësor.
Sadiku potencon se përfundimi i Spitalit të kryeqytetit mund të zgjasë deri në tre vite për shkak të specifikave të tij të ndërtimit.

Sadiku për KosovaPress, tregon se prona prej 4.5 hektarësh ku do të ndërtohet ky spital është vendosur të jetë në Prishtinën e Re, pranë Pallatit të Drejtësisë.

Ai thotë se këtë vit kanë ndar afro 3 milionë euro për fillimin e ndërtimit të këtij projekti, i cili parashihet të kushtojë mbi 50 milionë euro.
Ndër të tjera, drejtori i Shëndetësisë, Izet Sadiku potencon se rreth 40 për qind e shërbimeve në këtë spital do të dedikohen për trajtime jashtë spitalore, specifikisht shërbime ambulantore specialistike.
Sadiku derisa përmend se Spitali i Prishtinës parashihet të përbëhet nga reparti i Pediatrisë, Gjinekologjisë, Endokrinologjisë,  Kirurgjisë së Përgjithshme e departamenteve të tjera, potencon se do të hapen rreth 400 vende të reja të punës.
“Do të ketë shumicën e departamenteve, Pediatrinë, Gjinekologjinë, Kirurgjinë e Përgjithshme, më pas Endokrinologjinë, departamente që janë shërbime sekondare. Dhe sigurisht do të ketë 40 për qind i spitalit do të jetë i dedikuar për trajtime jashtë spitalore, ambulanca specialistike…Diku rreth 400 vende të punës do të jenë për fillim dhe pastaj varësisht, spitali do të jetë i tillë që do të mund të zgjerohet sipas nevojave që do të ketë kryeqyteti”, potencon Sadiku. 

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika