SPK: Çdo sulm ndaj Policisë konsiderohet si sulm ndaj shtetit

Për Sindikatën e Policisë së Kosovës, çdo sulm ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës është sulm ndaj shtetit. SPK-ja ka thënë se ofrojnë mbështetje për zyrtarët policorë, të cilët kanë mbetur të plagosur në detyrë

Përfaqësuesit e Sindikatës së Policisë së Kosovës në vizitë tek policët e plagosur në Skenderaj

“Çdo sulm ndaj Policisë konsiderohet si sulm ndaj shtetit”, për Sindikatën e Policisë së Kosovës(SPK).

SPK, të hënën e katër korrikut ka vizituar policët e plagosur më  tre korrik në Skenderaj. Në këtë rast ishte i përfshirë ish-kryetari i komunës së Skenderajt Nurendin Lushtaku, dhe familja e tij.

Sindikata ka theksuar mbështetjen e tyre për zyrtarët e Policisë së Kosovës të cilët ishin sulmuar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare në Skenderaj.

“Sindikata e Policisë së Kosovës dënon ashpër çdo sulm ndaj Zyrtarëve Policorë” thuhet në njoftimin e lëshuar nga SPK-ja në faqen e tyre në Facebook.

Përveç që SPK-ja e ka dënuar sulmin ndaj pjesëtarëve të policisë ajo është shprehur se u ofron policëve mbështetje dhe, poashtu, i siguron këta të fundit se do të kenë përkrahjen e Sindikatës në çdo moment.

Sipas SPK-së, gjendja shëndetësore e policëve është stabile, dhe pse kishin pësuar lëndime të rënda trupore.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika