Arrestohet 25-vjeçari në Ferizaj, dyshohet se sulmoi fizikisht të dashurën
Një 25-vjeçar është arrestuar në Ferizaj, nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht të dashurën e tij, duke i shkaktuar lëndime trupore.
Rasti ka ndodhur më 29 nëntor, në rrugën “Brigada 161”, pas një mosmarrëveshjeje mes çiftit.
Sipas njoftimit të Policisë, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë kontaktuar me viktimën dhe një dëshmitare. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Ferizaj.
I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe, pas intervistimit të palëve, në konsultim me prokurorin e shtetit, rasti është iniciuar si “Lëndim i lehtë trupor”.
Me vendim të prokurorit, 25-vjeçari është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.















