Përmes një postimi nga Vlora, Begaj ka përcjellë urimet për të gjithë shqiptarët, duke bërë thirrje për unitet dhe angazhim për zhvillimin e vendit.

Ai ka theksuar rëndësinë e historisë, dashurisë për atdheun dhe besimit në forcën e bashkimit për të ndërtuar një të ardhme më të mirë.

“Me krenari për historinë tonë, me dashuri për atdheun dhe besim në forcën e unitetit, le ta bëjmë këtë moment historik një mundësi për më shumë zhvillim, përparim dhe shpresë në të ardhmen e vendit tonë”, ka shkruar Begaj.

Presidenti shqiptar, mes tjerash, ka uruar qytetarë me fjalët: “Rroftë Shqipëria dhe kombi shqiptar! Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe të gjithë shqiptarët!”