Çupiq: Zgjedhjet presidenciale do t’i shpall në ditët e ardhshme
Ushtruesi i detyrës së presidentit të Serbisë, Aleksandar Çupiq, ka deklaruar se zgjedhjet presidenciale do t’i shpallë në ditët e ardhshme, brenda afatit të përcaktuar me ligj.
Çupiq, i cili njëkohësisht është kryetar i Kuvendit të Serbisë, ka thënë për agjencinë FoNet se zgjedhjet duhet të shpallen deri më 27 nëntor.
“Afati është shumë i shkurtër dhe zgjedhjet duhet të shpallen deri më 27 nëntor”, ka deklaruar Çupiç.
Ai ka bërë të ditur se nuk do t’i shpallë zgjedhjet gjatë ditës së sotme, por procedura do të kryhet në ditët në vijim.
Ish-presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dha dorëheqje nga posti më 27 shtator, ndërsa sipas rregullave zgjedhore, zgjedhjet presidenciale duhet të mbahen brenda tre muajve nga përfundimi i mandatit të presidentit.
Nga dita e shpalljes së zgjedhjeve deri në ditën e votimit duhet të kalojnë së paku 30 dhe jo më shumë se 60 ditë.
Zgjedhjet për presidentin e Serbisë shpallen nga kryetari i Kuvendit të Serbisë.















