15 herë kampioni i Bjellorusisë ka mbetur zyrtarisht pa vend në elitën e futbollit bjellorus dhe sezonin e ardhshëm do të garojë në një divizion më të ulët. Klubi, i cili për vite me radhë ishte sinonim i dominimit në kampionatin vendas, po kalon ditët më të vështira.

BATE fitoi plot 13 tituj radhazi kampioni, nga viti 2006 deri në vitin 2018. Përveç dominimit të padiskutueshëm në arenën vendase, Borisov la gjurmë të mëdha edhe në garat evropiane.

Klubi ishte pjesëmarrës i rregullt në fazat e grupeve të Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës, ku shpesh arrinte t'u shkaktonte probleme kundërshtarëve shumë më të pasur.

Tifozët i kujtojnë ende fitoret e mëdha ndaj gjigantëve evropianë si Bayern Munich, Roma dhe Arsenal, në kohën kur BATE konsiderohej një kundërshtar jashtëzakonisht i vështirë, veçanërisht në fushën e tij.

Megjithatë, vitet e fundit pasoi një rënie e madhe në aspektin e rezultateve dhe organizimit. Këtë sezon erdhi edhe goditja përfundimtare – rënia nga elita.