Skuadra nga kryeqyteti kroat triumfoi me rezultat të pastër 3-0 e njeriu i ndeshjes ishte futbollsti nga Istogu i cili shënoi dy gola.

Sulmuesi i krahut golin e parë e realizoi në minutën e 21.

Në vazhdim në minuten e 81 Hoxha përsëri doli në skenë dhe me golin e dytë personal praktikisht e vulosi fitoren e Dinamos.

Rezultatin final Gorica 0-3 Dinamo e vendosi Fran Topic me golin e shënuar në minutën e 90.

Me këtë triumf Dinamo i është afruar liderit, Hajdukut të Splitit në vetëm një pikë.