Haradinaj ka vënë në pikëpyetje përmirësimin e jetës së qytetarëve krahasuar me vitin 2019.

“Cili aspekt i jetës së qytetarit është përmirësu edhe për sa? Çkado qoftë, një, ku qytetari jeton më mirë sesa në vitin 2019. Cili, në cilin?”, ka deklaruar ai.

Haradinaj ka thënë se mallrat serbe kanë pushtuar tregun e Kosovës, ndërsa ka kritikuar edhe mënyrën e sigurimit të energjisë elektrike.

“Ne sot importojmë nga Serbia më shumë se gjithë, mallrat e Serbisë e kanë pushtu Kosovën, nga zero euro import jemi treg i tyre. Nga dy projekte me prodhu energji në Kosovë, ne na mungojnë sot 600 megavatë që po i blejmë me pare të popullit në Serbi”, ka thënë Haradinaj në Kanal 10.

Ai ka drejtuar akuza edhe ndaj kryeministrit Albin Kurti dhe Dejona Mihalit, duke shtuaar se njerëzit e afërt me ta janë të përfshirë në tregtimin e energjisë.

“Guxojnë me thënë çka të dojnë e kërkush nuk u kërkon llogari, ku po e marrin energjinë. Krejt klubi i Albinit dhe Dejonës shesin dhe blejnë rrymë në Kosovë”, ka deklaruar ai.