Ajo ka shkruar se sot Krasniqi “po kalon ditë të vështira, larg lirisë dhe në rrethana të rënda familjare, por jo i vetëm”.

“Me shumë dhimbje dhe bashkëndjenjë po e përcjellim ardhjen e bacës Jakup Krasniqi në Kosovë. Ai është kthyer për pak ditë, për të qenë pranë bashkëshortes, gjendja shëndetësore e së cilës është rënduar”, ka shkruar ajo në Facebook.

Ajo e ka cilësuar Krasniqin si një nga figurat e rëndësishme të shtetndërtimit të Kosovës, duke përmendur kontributin e tij gjatë luftës, si dhe rolin në drejtimin e seancës së shpalljes së Pavarësisë dhe miratimin e Kushtetutës.

Haxhiu ka theksuar se qëndrimi i saj për procesin gjyqësor dhe aktgjykimin ndaj Krasniqit dhe të tjerëve është i njohur, ndërsa ka shtuar se tani që çështja ndodhet në Apel, do të vazhdojnë angazhimin për drejtësi dhe lirimin e plotë të krerëve të UÇK-së.

“Qëndrimi im për procesin dhe aktgjykimin ndaj tij dhe të tjerëve është i njohur. Tani që çështja ndodhet në Apel, do ta vazhdojmë betejën për drejtësi dhe për lirimin e plotë të krerëve të UÇK-së. Jam pranë Jakup Krasniqit, bashkëshortes dhe gjithë familjes së tij. Atyre u uroj forcë dhe që këto ditë, sado të vështira, t'i kalojnë bashkë e në qetësi”, ka shkruar tutje ajo.