Duke folur në Debat Plus, Haziri ka thënë se qytetarët presin që zotimi për hartimin e ligjit të konkretizohet, pas dakordimit të arritur mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetares në detyrë të Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku.

Ai ka paralajmëruar se, nëse një ligj i tillë nuk shkon në Kuvend gjatë javës së ardhshme, organizatorët do ta shfrytëzojnë të drejtën për të protestuar.

“Nëse nuk e kemi një ligj që nuk shkon në Kuvend, javën e ardhshme dhe këta na dalin të jenë disa aventuristë, atëherë ne do shfrytëzojmë të drejtën tonë për protestë”, ka deklaruar Haziri.