20-vjeçarja triumfoi të shtunën në disiplinën e sllallomit, në garën e zhvilluar në Gurgl të Austrisë, duke lënë pas konkurrente të njohura të skijimit botëror.

Colturi përfundoi dy lëshimet me kohën e përgjithshme prej 1 minute, 45 sekondash e 47 të qindtash, duke siguruar vendin e parë në podium.

Në pozitën e dytë u rendit suedezja Sara Hector, me 27 të qindtat e sekondës vonesë, ndërsa vendin e tretë e zuri bashkëkombësja e saj, Anna Swenn Larsson, me 30 të qindtat prapa fitueses.

Ky triumf është historik për sportin shqiptar, pasi për herë të parë një sportiste që përfaqëson Shqipërinë fiton një garë të Kupës së Botës në skijim alpin.

Colturi e kishte nisur shkëlqyeshëm sezonin 2026/27, duke u renditur e dyta në dy garat e para, ndërsa në Gurgl arriti të ngjitej në shkallën më të lartë të podiumit.

Me këtë fitore, 20-vjeçarja konfirmon formën e saj të jashtëzakonshme dhe vazhdon të shkruajë historinë e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare të skijimit.