Interi konfirmon lëndimin e Alessandro Bastonit: Mbrojtësi do të mungojë për 20 ditë
Interi ka konfirmuar se Alessandro Bastoni ka pësuar një tërheqje muskulore në këmbën e majtë.
Sipas raportimeve në mediat italiane, kjo lëndim do ta mbajë futbollistin e përfaqësueses së Italisë jashtë fushave për rreth 20 ditë.
27-vjeçari u detyrua të largohej nga fusha gjatë pjesës së parë të ndeshjes së së mërkurës ndaj Stuttgartit në Ligën e Kampionëve.
Kjo e vë në dyshim paraqitjen e tij në finalen e Superkupës së Italisë kundër Lazios, më 22 dhjetor.
Interi do të luajë 7 ndeshje gjatë tre javëve të ardhshme, përfshirë dy përballje radhazi me Genoan: të parën nesër në Serie A dhe të dytën të martën e ardhshme, në kuadër të 1/8 së finales së Kupës së Italisë.
Ndërkaq, të mërkurën, më 9 dhjetor, Interi do të përballet si mysafir me Borussia Dortmundin, në kuadër të xhiros së gjashtë të Ligës së Kampionëve.













