Lëndohet Luka Modric, i mungon Milanit në minimum dy ndeshjet e ardhshme
Luka Modric është lënduar dhe Milani do të mbetet pa shërbimet e tij për të paktën dhjetë ditë.
Ekzaminimet mjekësore të kapitenit 41-vjeçar të Kombëtares së Kroacisë kanë zbuluar një tërheqje të muskulit të përparmë të kofshës së djathtë.
Modrić me siguri do ta humbasë ndeshjen si mysafir ndaj Olympiacosit në Ligën e Evropës, e cila zhvillohet të enjten si dhe ndeshjen si mysafir ndaj Cagliarit më 30 nëntor në Serie A.
Milani shpreson ta ketë mesfushorin kroat në dispozicion më 6 dhjetor, në ndeshjen kundër Parmës në stadiumin San Siro.















