Pema, një bredh 18 metra i lartë, mbërriti të hënën në rezidencën presidenciale në Uashington, e transportuar me karrocë të tërhequr nga kuajt, sipas traditës vjetore.

Melania Trump e priti pemën dhe u fotografua pranë saj, ndërsa përshëndeti familjen Chapman, e cila e kishte kultivuar atë në fermën Silent Night Evergreens në Wisconsin.

Pema do të vendoset në Dhomën Blu të Shtëpisë së Bardhë, ku do të qëndrojë gjatë gjithë sezonit festiv.

Ceremonia e mbërritjes së pemës është një traditë e përvitshme që shënon nisjen e festimeve të Krishtlindjeve në rezidencën presidenciale amerikane.