Një muaj paraburgim për nënën që i shiste për shfrytëzim seksual dy vajzat e mitura, masë e njëjtë edhe për dy të pandehur tjerë
Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar nga një muaj paraburgim për E.B., M.C. dhe R.S. në një rast që përfshin dy të mitura. E.B. dyshohet për trafikim me njerëz, ndërsa M.C. dhe R.S. dyshohen për veprën penale “Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit”.
ipas njoftimit të gjykatës, Departamenti për Krime të Rënda miratoi më 28 nëntor kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë pas mbajtjes së seancës dëgjimore.
Sipas dyshimeve të përshkruara në njoftim, E.B. dyshohet se ka keqpërdorur autoritetin prindëror për të mundësuar shfrytëzimin seksual të dy vajzave të saj të mitura në këmbim të parave ose përfitimeve të tjera materiale.
Gjykata vlerësoi se, nëse të pandehurit lihen në liri, ekziston rreziku që të arratisen, të ndikojnë te të miturat dhe të pengojnë zhvillimin e procedurës penale. Në arsyetimin e vendimit, gjykata përmendi edhe rrezikun e përsëritjes së veprave penale për të cilat ata dyshohen.
2Palët kanë të drejtë të ankohen në Gjykatën e Apelit përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.















