Kur pushteti humbet, Vuçiqit i humbet edhe oreksi, paralajmëron grevë urie
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po e paraqet veten si viktimë të zhvillimeve të fundit politike, pasi partia e tij humbi pushtetin pas 14 vjetësh.
Në një paraqitje në televizionin proqeveritar Informer, Vuçiq paralajmëroi se mund të nisë grevë urie, duke thënë se, nëse merr këtë vendim, nuk do të ketë kthim prapa.
Ai deklaroi se familjen dhe bashkëpunëtorët i ka përgatitur për skenarët më të vështirë, ndërsa pretendoi se nuk ka arsye për arrestimin e tij, pasi, sipas tij, nuk ka marrë kurrë para.
Vuçiq shkoi edhe më tej, duke thënë se do t’u ndalonte mjekëve me shkrim që t’i ofronin çfarëdo ndihme mjekësore nëse vendos të hyjë në grevë urie.
Gjatë intervistës, ai akuzoi opozitën për hipokrizi dhe pretendoi se arrestimi i kryeredaktorit të gazetës “Informer”, Dragan Vuçiqeviq, është çështje politike.
Po ashtu, kritikoi masat e organit rregullator ndaj televizionit Informer, duke pretenduar se ato rrezikojnë lirinë e shprehjes dhe ekzistencën e familjeve të punonjësve.















